Artisti kosovar nga Islanda me hit kundër racizmit

The Awakening Hymn (Himni i Zgjimit), është kënga e artistit kosovar nga Islanda, The Great Jazzby (Jasmin Rexhepi), raporton Mediafokus.info.

Kënga ka një tekst epik, të bazuar në fjalët dhe tragjedinë e George Floyd dhe është lansuar në ora 18:46 me kohë të Minneapolis, pikërisht në kohën kur Floyd kishte vdekur.

The Awakening Hymn është projekt i The Great Jazzby, në bashkëpunim me veteranin e Hollywood, Nick Jameson dhe artistin e talentuar francez, Thincœur. Kënga është në gjuhen angleze dhe është shkruar nga Kosovaro-Islandezi, i cili njihet për stilin e tij të veçantë të të shkruarit.

 

The Great Jazzby ka punuar si gazetar dhe filmbërës, ndërsa prej disa vitesh ai ka pas në bashkëpronësi klube dhe bare të ndryshme dhe ka punuar si promoter i muzikës. Ai njihet për organizimin e partyve të mëdha dhe njeriu i cili ka sjellë disa nga DJ-të më të njohur të muzikës elektronike në Islandë.

The Great Jazzby ka bashkëpunuar edhe me festivale muzikore dhe klube të ndryshme nëpër Evropë, ndërsa ky është projekti i parë zyrtar në muzike. Ai ka përfunduar tërë albumin dhe mbi pesë artistë nga e tërë bota pritet të këndojnë në projektin e tij./Mediafokus.info/