Aviokompanitë rrisin çmimet e biletave, Ismajli thotë se kjo është e tmerrshme

Për rritjen e çmimeve të biletave për mërgimtarët nga aviokompanitë, ka reaguar ashpër nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, raporton Mediafokus.info.

Përmes një postimi në FB, Ismajli këtë e ka quajtur tmerruese.

Postimi i plotë:

Është tmerruese fakti që kur kemi kërkesë të mërgimtarëve për frekuentim të pushimeve në Kosovë, aviokompanitë bëjnë çmime galopante, duke i rritur çmimet e biletave, gjë që ia rëndon kuletën mërgimtarëve tanë.

Qeveria e Kosovës, urgjentisht të subvencionojnë çmimet e biletave sikurse që ndodhë në Maqedoninë e Veriut, për kokë udhëtari. Kjo është arsyeja që shumë udhëtarë nga Kosova, frekuentojnë udhëtimet e tyre përmes Aeroportit të Shkupit. Ky model, duhet të aplikohet edhe në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës, duke ndikuar në uljen e çmimeve të biletave, në të njëjtën kohë, duke ua bërë më të lehtë mërgimtarëve pushimet e tyre në vendlindje.

Nëse ia mundësojmë mërgimtarëve tanë që të kursejnë kohë nëpërmjet udhëtimeve të lira me avionë, duke kursyer edhe para, atëherë kjo do të kthehet në një bumerang për vendin tonë, duke i ofruar ata më afër vendlindjes, dhe duke e frekuentuar më shpesh atë, njëkohësisht, do të rriten edhe të hyrat nga diaspora.

Mërgimtarët tanë meritojnë më shumë dinjitet dhe përkujdesje institucionale. Ata janë boshti kurrizor i ndërtimit dhe konsulidimit të shtetit tonë. Prandaj, ne duhet të përkujdesemi për ta, duke bërë politika institucionaliste për t’ia lehtësuar vizitën në atdhe, saherë që ata dëshirojnë.