Befason Rada, mburret me Dua Lipën

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, politikanja serbe Rada Trajkoviç ka befasuar me postimin e saj për Dua Lipën, duke thënë se çdokush në Kosovë duhet të ndihet krenar me suksesin e saj.

“Kushdo nga Kosova – serb apo shqiptar, duhet të jetë krenar për suksesin global të kësaj gruaje të re. Mbresëlënëse!

Vlerësimi i kulturës – qoftë ai i një kishe madhështore apo i një ylli të talentuar të popit – duhet të bashkohet, e jo të na ndajë”, shkruan Trajkoviç.

Dua Lipa ka shënuar rekord me 153 milionë këngë të shitura në gjithë botën, që nga debutimi i saj më 2015, duke u bërë kështu ndër artistet me këngët më të shitura në histori.