Kjo është vajza e fuqishme që e mposhti kancerin e gjirit

Xaki Asllani është vajza e fuqishme që e mposhti kancerin e gjirit, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Sekreti i këtij suksesi është i thjeshtë – vizita te mjeku në rastin e parë kur i hetoi ndryshimet në trup.

“Në korrikun e vitit 2016 jam diagnostifiku me kancer të gjirit. Hapi i parë ka qenë vizita te gjinekologu për kontroll”, ka thënë Asllani, në një ligjëratë vetëdijësuese për këtë sëmundje, që është mbajtur të premten në Gjilan.

Këtë hap, thotë se duhet ta bëjnë të gjitha vajzat, gratë dhe nënat që shohin e ndjejnë ndryshime në trup.

“Nuk është turp të prekesh nga kjo sëmundje”, thotë ajo.

“I lus të gjitha vajzat, gratë e nënat, që të mos i neglizhojnë ndryshimet në trup, të cilat i shihni ose i ndjeni. Nëse zbulohet në fazën e parë, sikur unë, mund edhe të mbijetojmë. Ju duhet të jeni mjekët e trupit tuaj dhe të vazhdoni të kontrolloheni te secili mjek që është i nevojshëm. Mos e le për nesër. Nuk është turp të prekesh nga kjo sëmundje”, ka thënë e mbijetuara e kancerit të gjirit, transmeton Mediafokus.info.

Ndryshe, sipas mjekëve, çdo e nënta grua diagnostifikohet nga kanceri i gjirit./Mediafokus.info/