Kosovën po e fundosin armiqësitë politike e jo Serbia as Coronavirusi

Gani Sadiku

Ndasitë dhe divergjencat politike ekzistojnë kudo në botën demokratike, por në Kosovë dhe te shqiptarët, ato janë kthyer në armiqësi ndaj njëri-tjetrit dhe në fund ndaj vetëvetes..

Qeveria nuk ka fuqi të marrë vendime politike të prera dhe jo dykuptimore për shkak të rrezikut se ato vendime nuk u pëlqejnë partnerëve të koalicionit dhe mund të shkaktojë krizë politike…

Kjo krijon varshmëri nga individët (liderët subjektivë) dhe ato vendime shndërrohen në vendime konformiste, për shkak se edhe opozita shqiptare është në gjendje t’ia lë varësinë politike Listës Srbska vetëm për ta shtyrë qeverinë drejt dështimit!.

Kjo armiqësi politike, po krijon destabilitet politik duke krijuar rrethana të reja për çdo qeveri të re dhe jo vijimësi qeverisëse si çdo kund në botën demokratike, andaj asnjë qeveri në Kosovë nuk po arrinë ta përfundojnë një mandat, jo për shkak të mungesës së numrave, por për shkak të hasmërive mes subjekteve politike.

Ky reflktim po shfaqet te qytetarët e zakonshëm, dhe sot në Kosovë është krijuar përshtypja se masat e qeverisë kundër pandemisë, nuk duhet të zbatohen për inati të qeverisë, duke harruar se këto masa dalin si rezultat i rekomamdimeve të ISHPK, të cilat qeveria duhet t’i shëndërroi në vendime dhe duhet t’i zbatoi edhe vet…

Ne, qytetarët e zakonshëm duhet t’a dimë se masat anti covid, nuk kanë të bëjnë me qeverinë por me shëndetin dhe kulturën tonë si komb i ri që duhet të tregojmë!