Ky është 78-vjeçari që krijon vepra arti nga druri

Pasionet e njerëzve, ashtu sikurse profesionet, janë të ndryshme dhe madje edhe interesante.

Bahtir Mustafë Rexhi nga Bresalci merret me punëdore prej druri, pasion e profesion ky që e kryen prej vitit 1996, shkruan gazeta online Mediafokus.info

Ndonëse 78 vjeç, Bahtiri vazhdon të krijojë vegla prej druri, të cilat i përpunon deri në detaje.

Këtë zanat, axha Bahtir e trashëgoi nga baba dhe babagjyshi i tij, prandaj dashuria e tij për artin në dru nuk është e rastësishme. Ajo ka një zanafillë njëqind vjeçare.

Ai thotë se punon për qejf e për treg, meqë punimet e tij i nxjerrë edhe në shitje herë pas here.

Duart e tij bëjnë gjithçka që mund të punohet prej druri, por më të preferuarat janë veglat dhe almiset e ndryshme bujqësore, sëpata, sfurku, parmenda, qerrja dhe shumë të tjera.

Një punim interesant është zgjedha brenda shishes.

Bahtiri përdorë disa lloje të drurit, të cilët punohen më lehtë dhe dora e tij i përpunon deri në art.

‘Frashri, shelgu, bagremi janë llojet e drurit që unë i përdori më shumë në punën që bëjë prej 26 vitesh e këndej’, thotë Bahtir Rexhi./Mediafokus.info