Luta e përkujton Lokin në 4-vjetorin e vdekjes

Në katër vjetorin e vdekjes së Muhamet Kqikut, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka kujtuar me respekt maksimal Lokin.

“Katër vjet pa Lokin tonë (Muhamet Kqiku). Kam me përkujtu përgjithmonë njërin nga bashkëpunëtorët më të mirë që kam pasur. Familja le të jetë krenare që e patën, sikur ne që jemi!”, ka shkruar Haziri, në profilin e tij, në Facebook.

Ai ndërroi jetë tragjikisht, më 18 korrik të vitit 2016. Ka qenë njëri nga profesionistët e rrallë te teknologjisë informative./Mediafokus.info/