Milaim Zeka e di pse është arrestuar Mustafa nga Specialja

Gazetari Milaim Zeka ka thënë se i arrestuari i parë nga Specialja, Salih Mustafa, dyshohet për disa vrasje gjatë luftës, si dhe sipas tij, të paktën një vrasje të një zyrtari të lartë të LDK-së.

Zeka në Facebook ka thënë se këto informacione i ka marrë nga burime brenda Prokurorisë.

Postimi i Zekës:

Arrestimi qe ka ndodhur sot ne zyrat e FSK-se, eshte teper serioz. Personi i arrestuar ne Prishtine, sipas burime brenda Prokurorise, akuzohet per disa vrasje gjate luftes, dhe te pakten per nje vrasje te pasluftes, te nje personaliteti dhe zyrtari te larte te LDK/se. Ky arrestim eshte bere ne kohen kur dosjet e Speciales po shperndahen si thase pasuli. Efekti do te dihet me vone, ama nje gje eshte e sigurte: Veprimi i sotem dergon signale te qarta te ata qe mendojne se puna e Gjykates eshte minuar. Ka gjasa se arrestime do te kete edhe ne ditete ne vijim, ka shkruar Zeka.