Në mbrëmje dalin rezultatet për Zhegrën, u testuan 25 persona
Në Zhegër të Gjilanit një person ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 dhe ai tashmë është në karantinë, sikurse edhe fshati i tij.
Burime të Mediafokus.info brenda Institutit Komëbtar të Shëndetit Publik, bëjnë me dije se gjatë ditës janë testuar 25 persona që besohet se patën kontakt me të infektuarin.
Ndërsa, në mbrëmje pritet të dalin rezultatet e testeve që janë duke u punuar në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare të Institutit Kombëtar të Shëndësisë Publike të Kosovës.
Profesionistët e shëndetësisë kosova kanë thënë se dy javët e ardhshme janë kritike, duke kërkuar vazhdimisht nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Në komunën e Gjilanit deri tani janë konfirmuar 15 raste që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. /Mediafokus.info/