Nesër mbahen provimet pranuese për konkursin e dytë plotësues për studimet baçelor

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, të martën më datë 27.10.2020 do të mbajë provimet pranuese për Fakultetin Juridik, Shkenca Kompjuterike dhe Fakultetin e Shkencave Aplikative.

Kurse për Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin Ekonomik provimi pranues do të mbahet të mërkurën më datë 28.10.2020.

Koha e saktë e mbajtjes së provimit, lista e kandidatëve dhe numri i sallave do të publikohen në ueb faqe të Universitetit të hënën më datë 26.10.2020.

 Në afatin e dytë plotësues kanë aplikuar rreth 251 maturantë, derisa UKZ do të regjistrojë 277 studentë të rregullt për studime baçelor.