Publicisti Migjen Kelmendi e përjeton me dhimbje vdekjen e mikut

Publicisti Migjen Kelmendi sapo ka njoftuar për vdekjen e mikut të tij Veton Kajtzai. Ndarjen nga jeta të Tonit, Kelmendi e ka përjetuar me dhimbje

“Me dhimbje te thelle e mora lajmin se na la Veton Kajtazi, miku jem Toni”, ka shkruar Migjeni.

Ky është postimi ki tij:

Me vdekjen e Tonit, vdes nji pjese e madhe e legjendave urbane kur djemte e bukur te Prishtines pernjihere u gjeten ne fokus dhe vemendjen e tana çikave te bukura, shqiptare e serbe te ketij qyteti.

Edhe pse me profesion jurist, ishte i dashunum ne rockun e viteve ’70, ne kinematografi e letersi, ne basketboll, ne moden e kohes, kur per nji pale farmerka i hypshe trenit ‘Akropolis’ per me shku n’Trieshte, i bajshe mija kilometra por e dijshe se kur kthehesh ishe ‘dasa’ dhe ‘llafi’ i dites.

Edhe pse djal i nomenklatures se KSAK, Vetoni e lexonte me saktesi te madhe domethanien e luftes dhe zhvillimet politike te mbasluftes, kishte sens te zhvilluem politik dhe e perjetonte fort lirine e Kosoves.

Ashtu si jetoi, i buzeqeshun, modest dhe i heshtun, ashtu lehte dhe i heshtun vdiq.

Paste drite!