“Sigurisht për 500 franga Zvicra ka llogaritur për vëllain e vogël n’Kosovë”

Pas lajmit të mediave zvicerane se shteti helvetik është duke u përgatitur për referendumin, sipas të cilit, çdo shtetas do t’i arkëtojë 7500 franga si mbështetje për gjatë pandemisë, kjo nuk ka mbetur pa u komentuar as në Kosovë, raporton Mediafokus.info.

Madje, me këtë lajm dikush ka ironizuar pak.

Bëhet fjalë për Muhadin Hazirin, kryetar i Këshillit të fshatit Zhegër të Gjilanit.

Në një koment që u ka bërë lajmit në Mediafokus.info, Haziri ka shkruar se një pesëqindëshe shteti helvetik e ka llogaritur edhe për vëllain e vogël në Kosovë.

“500 € sigurisht e kanë mendu për vllavin e vogël në Kosovë”, ka qenë komenti i Muhadinit, i cili ua ka bërë ‘tag’ familjarëve.

Ndryshe, një iniciativë e cila do të kulmonte me referendum për të paguar çdo qytetar zviceran 7500 CHF është nisur në Zvicër këto ditë. Nëse është e suksesshme, skema vlerësohet të kushtojë 45 miliardë CHF./Mediafokus.info/