12 raste të reja me virusin corona, 9 të shëruar
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar për edhe 12 raste të reja të infeksionit me Covid-19 në Kosovë, shkruan Mediafokus.info.
IKSHPK ka njoftuar se nga 311 mostrat e marra në klinikën infektive, 12 nga ta kanë rezultuar pozitiv si dhe nëntë raste tjera janë shëruar.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Stanovc) dhe komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Gërnçar) dhe 1 rast me vendbanim në Mirushë, Malishevë.
Numri i të shëruarve deri më sot është gjithsej 829 raste./Mediafokus.info/