26- vjeҫari që kërceu nga konvikti ishte student i masterit në Gjermani
26- vjeҫari që kërceu nga konvikti është Agon Musliu nga Livoqi i Epërm i Gjilanit, i cili ishte student i masterit në Gjermani.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
“U trondita me lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të 26-vjeҫarit, Agon Musliu, i cili ishte stundet i shkëlqyer i masterit, në Gjermani. Humbje e madhe për familjen e për Gjilanin. Komuna e Gjilanit do t’i qëndrojë afër familjes. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, ka shkruar Haziri, në profilin e tij në Facebook./Mediafokus.info/