90 vullnetarë i nënshtrohen provës së vaksinës kundër COVID-19, në Romë

Ka nisur faza e parë e testimit të vaksinës italiane kundër pandemisë globale COVID-19, e cila do të zgjasë 24 javë, shkruan Mediafokus.info.

Sic njoftojnë mediat italiane, testimi ka nisur në institutin Spallanzani në Romë, derisa programi do të përfshijë 90 vullnetarë të zgjedhur nga studiuesit.

“Do të jetë një vaksinë publike dhe në përfundim të fazës së eksperimentimit, do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që kanë nevojë”, siguroi presidenti i Rajonit Lazio, Nicola Zingaretti./Mediafokus.info/