91-vjeçarja i la me testament 5 milionë euro

Një 91-vjeçare nga Genova e Italisë, e quajtur Angela Torelli, ka lënë 5 milionë euro pasuri për bamirësi.

Pothuajse gjysma e parave janë lënë për shoqatën “Lega del Filo d’Oro” ndërsa 1.5 milion euro i ka dhuruar për nevojat e banorëve të Genovas.

Gjithashtu ajo ka dhuruar edhe një shtëpi për shoqatën italiane për kërkime mbi kancerin.

Në këtë mënyrë, 91-vjeçarja ka lënë jashtë testamentit të afërmit e saj dhe kunatin i cili përpiqej ta mbante nën kontroll.

Në testament, 91-vjeçarja shkroi: Deklaroj se nuk arrij të fal të afërmit e kunatit tim që kanë ndërhyrë tek unë dhe im shoq. Shpresoj që Zoti, të cilit i kërkoj falje, të mos më dënojë për këtë.

Ndërkohë vetëm për të shoqin ajo ka lënë një shtëpi në Prato Nevoso, si dhe 20 mijë euro për gruan e shërbimit dhe administratorin që kujdesej për pronat e familjes së saj.