A duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, përgjigjet Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se cështja e gjendjes së jashtëzakonshme është politizuar.

Haziri në një intervistë ekskluzive për emisionin N’Konak që është prodhim  gazetës inFokus ka thënë se deri më tani situata është duke u menaxhuar mire.

“Kjo është politizu. Deri më tash është menaxhu situata. Ndoshta është dashte me e shpall ma herët por na duhet me vazhdu me e menaxhu situatën dhe jo me e politizu atë. Jemi ende me emergjencë të shëndetit dhe po e përballojmë situatën”, ka thënë Haziri.

Ai u bën apel qytetarëve që të mos dalin në parqe dhe të rrinë në shtëpi.

“Pikniqet duhet të lihen anash, njerëzit duhet me u vetizolu. Nuk është zgjidhje të dalësh në ambiente të hapura. Asnjëherë nuk mund ta dini se kush është bartës i koronavirusit. Toleranca duhet të jetë zero duhet të qëndroni në shtëpi”, ka thënë Haziri N’Konak./Gazeta inFokus/