Aksident i rëndë, 6 të plagosur nga përplasja e tre veturave

Aksident i rëndë, 6 të plagosur nga përplasja e tre veturave në një aksident rrugor që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Prezë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, pa shkuar tek Ura e Gjolës.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 shtetas me inicale M.B, K.B, L.H, B.H, M.H dhe B.Z., të cilët janë dërguar në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.