Aksident i rëndë në Suharekë, 5 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e të dielës në Suharekë, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Për pasojë, janë lënduar pesë persona, të cilët po trajtohen në spital.

“Suharekë 28.02.2021 – 18:51. Derisa i dyshuari mashkull kosovar ka qenë  duke e ngasur automjetin e tij, dyshohet nga pakujdesia e drejtuesit dhe mospërshtatja e kushteve të  rrugës drejtuesi humb kontrollin mbi veturë  dhe shkakton vetë aksident trafiku duke dalë jashtë rruge. Lëndime  trupore  pëson vetë  drejtuesi i automjetit dhe katër pasagjerët dy femra kosovare dhe dy meshkuj kosovarë,  të  lënduarve ju është  ofruar ndihma mjekësore. Raportohet për  dëme materiale të konsiderueshme të  shkaktuara në  automjet”, thuhet në raportin e Policisë./Mediafokus.info/

(Foto: arkiv)