Aksident në hyrje të qytetit, vetura futet në varrezat e serbëve

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Kolloni, lagje në hyrje të Mitrovicës.

Një dëshmitar i ka thënë “Jepi zë” se vetura është vetaksidenuar dhe është futur në varrezat e serbëve.

Sipas pamjeve, mjeti për bartje është dashur të angazhohet për ta nxjerrur veturën nga hapësira e varrezave.

Deri tash nuk dihet për shëndetin e shoferit, mirëpo dyshohet se aksidenti u shkaktua për shkak të kushteve.