Aksidentohet familja shqiptare në Itali, një grua humb jetën, dy të tjerë pësojnë lëndime

Një shqiptare humbi jetën në një aksident rrugor në provincën Matera, në Itali, shkruajnë mediat italiane.

Makina me të cilën udhëtonte një familje shqiptare, humbi kontrollin, duke përfunduar jashtë rrugës, në rrethana ende të paqarta.

Fatkeqësisht nga aksidenti humbi jetën gruaja që ishte pasagjere, identiteti i së cilës nuk është bërë i njohur ende në mediat italiane, ndërsa dy persona të tjerë, mes tyre edhe një djalë, mbetën të plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spital.

Mësohet se familja shqiptare punonte në një prej fushave të Basilicata. (foto arkiv)