Aksidentohet për vdekje një 25-vjeçare

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku ka humbur jetën një 25-vjeçare.

Mësohet se mjeti që po drejtohej nga E.B ka aksidentuar këmbësoren A.A., 25-vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Ndërkohë, policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit. Rasti ka ndodhur në Tiranë.

Informacion:

Më datë 08.02.2021, rreth orës 07:15, në Institutit, mjeti me drejtues shtetasin E. B, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. A., 25 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.