Alonso: Kjo ishte nata më e keqe në karrierë

Ish mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, ka folur për natën më të keqe në karrierën e tij.  

Alonso ka zbuluar se humbja e thellë nga Barcelona, në vitin 2010, ishte nata e tij më e keqe në karrierë.

“Ndeshja në “Camp Nou” që humbëm 5 – 0, ishte më e keqja që kam përjetuar në fushën e futbollit. 20 minutë në lojë dhe tregova se doja të largohesha, të shkoja në shtëpi, bëja dush dhe të kthehesha”, deklaroi ai.