Amaneti i Rugovës që në Gjilan të prodhohet cigarja “Independent”

Gjatë një vizite në Gjilan, në nëntor të vitit 2001, ish-presidenti Ibrahim Rugova kishte bërë një propozim interesant, pos atij për kultivimin e orizit.

“Gjilani ka një industri relativisht të zhvilluar dhe këtu bëhet njëri prej duhaneve më të mira në Evropë. Unë propozoj që Fabrika e Gjilanit të fillojë me prodhimin e cigares “Independent” ose “Pavarësia”, siç e kanë për shembull edhe amerikanët dhe ata e kanë të shenjtë edhe pavarësinë”, kishte thënë ai, përcjelle portali mediafokus.info

Rugova, i cili njihej si duhanpirës i madh, një cigare të tillë (Independent), ia kishte dhuruar kryetarit të Komunës së Gjilanit, që asokohe ishte Lutfi Haziri./Mediafokus/