Arrestohet një i dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Policia e Kosovës e ka arrestuar sot në Ferizaj një të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Personi i dyshuar, punonjës i Spitalit Rajonal në Ferizaj, dyshohet se kishte furnizuar me derivate automjetin e tij privat, në kompaninë e derivateve e cila ishte kontraktuar për Spitalin Rajonal në Ferizaj, ndërsa faturat i kishte dorëzuar në sektorin e financave të Spitalit Rajonal Ferizaj për pagesë.

Bazuar në këto të gjetura, dyshohet se ai ka keqpërdorur buxhetin e Spitalit Rajonal-Ferizaj, duke e keqpërdor detyrën dhe autoritetin e tij zyrtare.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv).