Shpresoj se bashkë do t’i japim fund kësaj robërie pandemike

Arbër Ismajli

Më në fund, gjendemi jashta proceseve zgjedhore, një proces i lodhshëm për të gjithë qytetarët. Tashmë, menjëherë si vend jemi duke u ballafaquar edhe me masat e reja anti-Covid.

Jemi bashkë në këtë betejë, për të dalë sa më faqebardhë nga kjo katrahurë pandemike, e cila ka rrënuar sistemin socio-ekonomik jo vetëm të vendit tonë, por anë e kënd botës.

E mira e gjithë kësaj është se tashmë jemi në një kohë kur është gjetur formula e mbrojtjes dhe tejkalimit të këtij virusi, andaj ajo që na duhet si Republikë, është që urgjentisht t’i vendosim të gjithë mekanizmat dhe si prioritet të parë të sigurojmë vaksinimin e tërë qytetarëve të Republikës.

Le të shpresojmë që sa më shpejt që është e mundur t’iu kthehemi punëve tona të përditshme, aktiviteteve e obligimeve të që na presin si vend e si Republikë.

Ju falënderoj përzemërsisht për durimin, vullnetin e përkushtimin tuaj, për ta tejkaluar këtë situatë bashkërisht, duke qenë ende në ballë të çdo beteje, për t’i dhënë fund kësaj robërie pandemike.

#bashkeiadalim