Biblioteka e Vitisë emërtohet me emrin e krijuesit Ramadan Musliu

Kuvendi i Vitisë njëzëri votoi pro emërtimit të Bibliotekës publike në Viti me emrin e publicistit Ramadan Musliu.

Biblioteka e qytetit në Viti, nga sot do ka mbajë emrin e publicistit dhe kritikut letrar, Ramadan Musliu. Vendimi është marrë në Kuvendin Komunal, ku propozim para këshilltarëve komunalë e paraqiti drejtori i Kulturës, Milot Lala, i cili tha se nisma ka ardhur nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Krijuesve të Vitisë.

Vendimi u votua në mënyrë unanime nga këshilltarët komunalë të Vitisë.

Musliu ndërroi jetë më 28 tetor të vitit 2020.

Ai ishte një krijues dhe intelektual i madh, që Vitia e kishte për nder ta kishte qytetar të saj.

Ramadan Musliu ka lindur në Beguncë të Vitisë më 31 maj 1954.

Gjatë jetës realizoi një veprimtari të begatë, që nga mësimdhënësi e deri te gazetari i kulturës në “Rilindje”, anëtar i redaksisë së revistës kulturore “Fjala”, redaktor dhe drejtues i të përditshmes “Rilindja”, botim i Tiranës dhe revistës letrare “Kalendari letrar”./Mediafokus.info