Caktohet masa e paraburgimit ndaj 7 personave të dyshuar për terrorizëm

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale te Republikës se Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë të pandehurve A.M.,F.D., S.N., K.D., S.Q., N.L., dhe S.SH. për veprën penale ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste’.

Siç thuhet në njoftim, gjykata ka caktuar masën e paraburgimit kundër gjashtë të pandehurve A.M.,F.D., S.N., K.D., S.Q., dhe N.L si dhe masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurës S.SH.

“Ndaj të pandehurve A.M.,F.D., S.N., K.D., S.Q., N.L është caktuar masa e paraburgimit për shkak se janë plotësuar kushtet nga neni 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së, ndërsa ndaj të pandehurës S.SH është caktuar masa e arrësit shtëpiak pasi që janë plotësuar kushtet nga neni 183 par 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 lidhur me nenin 187 të KPPRK-së”, njofton Gjykata.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovë.