Megjithatë, Koronavirusi nuk u dogj si kashta, siç kishte parashikuar epidemiologu i njohur kosovar

Epidemiologu në pension Isuf Dedushaj kishte dhënë shpresa vitin e kaluar duke thënë se pandemia do të kalojë me kohën e verës.

Dedushaj në RTV Dukagjini kishte thënë se maksimumi javën e fundit e prillit do të fillojë rënia e numrit të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

“Këto sëmundje që përhapen me spërkla janë si kashta kur ndizet. E arrin kurbën dhe pastaj shuhet. Mendoj se edhe kjo sëmundje është duke arritur kurbën”.

Ai po ashtu kishte thënë se në bazë të hulumtimeve matematikore, COVID-19 është 20 herë më i rrezikshëm se gripi i zakonshëm.

Epidemiologu tha se gjatë muajve të verës ky virus është vështirë të mbijetojë në temperatura të larta.

“Edhe nëse vazhdon gjatë verës, shpresoj se do të ketë raste shumë të pakta”, kishte thënë ndër të tjera epidemiologu Isuf Dedushaj.

Megjithatë, edhe ekspertët gabojnë te epidemitë e pa njohura. Do të ishte mirë sikur parashikimi i tij të dilte i saktë.