Del video e vrasjes së Klodian Rashës, u qëllua pas shpine nga polici

Në 8 dhjetor të vitit të kaluar, në ditën e Rinisë dhe demokracisë, djali 25 vjeçar Klodian Rasha u ekzekutua nga policia sepse shkeli orën policore gjatë pandemisë.

Në ditën e pretencës nga prokuroria, që kërkoi 20 vite burg për Nevaldo Hajdaraj, TCH ka publikuar sot pamjet e momentit të vrasjes së Klodianit.

Këto nuk janë momente për klikimet që shuajnë kuriozitetin, por momente reflektimi për të vlerësuar se sa afër është jeta me vdekjen, liria dhe të drejtat e njeriut me shtetin policor.

Gjithçka ndodh për pak sekonda, pasi dy oficerë i kërkuan Klodianit të ndalojë.

Le të shohim videon: Ky është polici nën akuzë që kalon rrugën.