Dielli nuk lind gjashtë javë në qytetin rus (foto)

Nga data 2 dhjetor deri më 11 janar, dielli nuk del në horizont në qytetin veriperëndimor rus, Murmansk.

Më poshtë po i prezantojmë disa pamje të këtij qyteti shumë të ftohtë, të realizuara nga fotografi Amos Chapple.

Qyteti Murmansk është qyteti më i madh i rajonit të Arktikut. Kjo fotografi është bërë më 11 dhjetor, në orën 11 e 32 minuta të paraditës, kur dielli ndodhet në pikën më të lartë, por nuk shihet në horizont.

Monumenti “Alyosha” në Murmanks u kushtohet ish-ushtarëve sovjetikë, të cilët e kishin mbrojtur atë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Disa punëtorë duke e ndërtuar një hotel me ndihmën e ndriçimit artificial gjatë orëve të ditës

Treni në këtë qytet qarkullon rregullisht dhe në shumicën e rasteve transporton thëngjill./Ballkani.info/