Dietologia Dosti ironizon me maskat në gushë: Ja vëre, ja lere!

Mbajtja e masakave kundër pandemisë, duket se më tepër është kthyer në trend se sa nevojë për t`u mbrojtur nga virusi.

Njerëzit, sidomos perosnat publikë zakonisht i lëshojnë masakt nën mjekër, sikur ato të jenë pjesë dekorative e garderobës dhe jo për një qëllim tjetër.

Disa, maksimumi i vendosin maskat te goja, ndërsa hundën, që po ashtu është një rrugë hyrëse në organizim për viruset, e lënë jashtë.

Kjo e ka nxitur dietologen Diola Dosti, e cila jep keshilla për shëndetin nga aspekti i të ushqyerit të drejtë, që të ironizojë me një fjali të vetme:

“Të mbash maskën poshtë mjekrës në market, është njësoj sikur të përdorësh prezervativ dhe t’i presësh majën”.
#javerejalere#, ka shkruar ajo.

/mediafokus.info