‘Djalë si Selamia nuk bon nana tjetër’

Ikona e radhës e kalldrëmës së Gilanit, i portretizuar nga artisti Lulzim Behxheti, është Selami Osmani (DAKI), shkruan gazeta online Mediafokus.info

‘T’gjithe e njohim si Selami “Bezi”. Sot dashta me kujtu nipin/dajen, Selamiun. Ishte padyshim Don Kishot i kohes, asaj kohe t’vshtir, të viteve ’80-ta.

Ishte nje djal me shpirt t’rrebelum, djal i kalldermes me plot kuptim t’fjales, djal i dajes Xhelal, nip i dajes Xhavit e Sadullah (pushofshin n’drit t’Xhehnetit), djal i veçant, djal qe ishte shpirt i huaj, djal qe ia kishin zili kalldermxhijte e tjere se kishte kerret ma t’mira n’sheher, çikat ma t’hjeshme u ngatrrojshin mas Selamise, por ama nje veçanti e ka pas qe kush se kishte – trimninë, bujarinë, humanizmin dhe ka dijt me ndigju hallegjijt, e n’at koh’ hallegjij ishim t’gjith.

Na perzun serbet prej pune, banesave, shkollave…e Selamia me “Bezin”(ishte marketi i pare ne rajon, e qe ishte i emertum sipas Serbezit, motres te Selamise qe vdiq e re) ishte vendi i vetem n’sheher ku mujshmi me shku me lyp nji thes mill, vaj a kryp, se per sheqer s’u bajke fjale.

E dijshmi se Selamia s’na kthen duar zbrazt n’shpi. E kete e kam perjetu shume here edhe vet, miresine e Selamise, dajes Xhemal e tane familjes Osmani e Demiri se ishim far’e fis, daj e nip.

Ka pas shpirt rrebelus, i shpejt n’vendime, folke shpejt, trim e bujar, i forte e besa shpesh grushti i punojke ma shpejt se gjuha. Grushtin e tij e kanë dijt dhe e kanë provue shume serbë, per qet arsye ishte i dash’em n’popull.

Selamin e mbajme mend edhe e kujtojme edhe si dashamir i sportit, me rezultatet e tij qe ka ba n’futboll. Une e njoh si Selami djal i shehrit, kalldermes tone, kultures e tradites Gilangjike, daje e nip, gjak i Dakve, njeri qe zor e ban nana edhe njo t’njejt.

Selami, e dij se ma n’fund je taku me Bezin n’amshim ku je, Bezin qe aq shume e kemi dasht t’gjith, Bezin qe tash krejt dynjaja e njeh. E kjo fale teje o trim.

Pushoni n’lule t’Xhehnetit te dyte.

E na s’ju kemi harru, e po ju kujtojm nganjehere, e po ju thojme se pi mungoni kalldermes, se shehri ishte ma i mire me juve. Tung Selami’. /Mediafokus.info