Dorëhiqet zëvendësministrja e Arsimit në Shqipëri

Në operacionin e para disa ditëve ‘Crystal Eagle” ranë në pranga 22 persona, mes tyre edhe babai i zëvendësminsitres së Arsimit në Shqipëri. Ata po merreshin me falsifikim dokumentash dhe dërgonin persona drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmi për herë të parë u raportua nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Pjesë e të arrestuarve ishte edhe Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë të cilit ju dha masa “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme, si i dyshuar për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë , “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ai është babai i zv/ministres së Arsimit, Lorena Haxhia e cila ka dhënë dorëheqje./tch/mediafokus.info/