Dua Lipa nominohet për tri çmime në “Brit Awards 2021”

Ylli i njohur botëror me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa,  pas marrjes së çmimit në “Grammy” po vazhdon me sukseset e reja.

Dua është nominuar për të fituar tri çmime në ceremoninë e njohur “Brit Awards”, shkruan lajmi.net.

Ishte vetë, artistja e njohur me famë botërore e cila njoftoi përmes rrjeteve të saj sociale se është nominuar në tri çmime dhe ishte jashtëzakonisht e lumtur.

“Tri nominime!!! Faleminderit ‘Brits’, mezi pres të ju shoh”, ka shkruar Dua në postim.