E dhimbshme: Betejën me COVID-19 në Kosovë e humb një 45-vjeçar

Betejën me COVID-19 në Kosovë e humb një 45-vjeçar, shkruan gazeta online Mediafokus.info.

45-vjeçari nga Deçani është në mesin e 10 të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë, brenda 24 orëve të fundit.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 3 raste (71, 72, 73 vjeç), Deçan 1 rast (45 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Kaçanik 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç) dhe Viti 1 rast (79 vjeç)”, thuhet njoftimin e IKSHPK./Mediafokus.info/