Edhe vëllau i kryetarit të Komunës e humb betejën me Covid 19

Vëllau i kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifaj ka ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë dhe miq të familjes Latifaj.

Anëtari i AAK’së, Muharrem Nitaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se kryetari i Rahovecit ka njoftuar për vdekjen e vëllaut, Ademit, të prekur me koronavirus.

“Veç lajme të hidhura po marrim. Sapo më njoftoi kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, që i paska nderru jete vellai i madh, Ademi. Ka qene i prekur me covid 19. Jam pjese e dhimbjes dhe e merzise se tyre! Kolegut Smajl Latifi, familjes dhe miqve, ngushëllime”, ka shkruar Nitaj.

/mediafokus.info