Elita e shëndetësisë në Gjilan i jep mbështetje të jashtëzakonshme kandidatëve të LDK-së

Elita e shëndetësisë primare dhe terciare në Gjilan i ka dhënë mbështetje të jashtëzakonshme kandidatëve të LDK-së për deputetë, Lirije Kajtazi (6), Imet Rrahmani (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Faton Bislimi (43) dhe Ramiz Ramadani (80).

Kreu i Degës së LDK-së dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar punëtorët shëndetësorë, përfshirë mjekët, infermierët e punëtorët teknikë, për këtë përkrahje dhe për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë kundër pandemisë COVID-19.

“Faleminderit elitës së shëndetësisë primare dhe terciare – mjekët, përfshirë edhe infermierët e punëtorët teknikë, për këtë mbështetje ndaj listës së LDK-së e cila e ka programin më të mirë për shëndetësi.

Po bëhet një vit që po e luftojmë pandeminë COVID-19 dhe ju keni qenë në ballë të këtij aksioni. Pa profesionalizmin, punën e madhe dhe guximin e elitës në shëndetësinë primare e terciare , nuk do të mund të paramendohej menaxhimi i të panjohurës.

Falëmnderit krejt gjeneratave të elitës shëndetësore për punën e madhe që e kanë bërë për ruajtjen e shëndetit tonë në çdo kohë”, ka thënë Haziri.

Në emër të të gjithë kandidatëve, programin e LDK-së për shëndetësinë e ka prezantuar Dr. Imet Rrahmani (20), i cili tha se kjo mbështetje e kolegëve i bën nder atij dhe të gjithë kandidatëve të LDK-së, të cilët do të jenë deputetë të ardhshëm të Kuvendit të Republikës.

Gjilani garon në zgjedhjet e 14 shkurtit me më të mirët:

Lirije Kajtazi – 6
Imet Rrahmani – 20
Valentina Bunjaku-Rexhepi – 21
Faton Bislimi – 43
Ramiz Ramadani – 80