Eu axha Sahit bre, hallall të qoftë që po i bënë fli gruas

Sefer Aliqkaj ka publikuar në profilin e tij foton e një plaku që ka dalë në lëndinë dhe po gatuan fli në mënyrën tradicionale.

A thua plakun e paska marrë malli aq shumë për fli, apo ka një arsye tjetër për të cilën alamet burri i ka përvjelë mëngët.

Axha Sahit ka rënë në gjunjë dhe po bënë fli me saç për gruan e tij, e cila është e sëmurë. Arsyen e ka zbuluar fotografi Aliqkaj.

“Dashni e rrallë kjo, si në përallë”, ka komentuar dikush pranë fotos së burrit nga Prekazi.

“Për gruan time të semurë po e përgatis dhe do t’ia dergoj në shtëpi”, citohet të ketë thënë plaku.

Postimi i plotë:

Përkushtim, sakrificë e dashuri në vepër. Mu në zemër të qytetit axha Sahit Prekazi, në kushte jo normale përgatiti fli. Dhe a e dini përse dhe për kënd? Pasi e fotografova me habiti me përgjigjen e tij. “Për gruan time të semurë, po e përgatis dhe do t’ia dergoj në shtëpi”. Shëmbull që duhet ndjekur nga të gjithë!