Familja rikujton mjekun Rexhep Sefiu: Po na mungon shumë…

Në njëvjetorin e vdekjes, familja e ka rikujtuar sot mjekun Rexhep Sefiu, njëri nga ish-stomatologët më të mirë e më të njohur në Gjilan, shkruan Mediafokus.info

“Sot u bë 1 vit që Babi u nda nga jeta. E kujtojmë me mall Babin çdo ditë dhe jetojmë me veprat dhe kujtimet që na la pas! Dua po ashtu të falenderoj të gjithë familjarët. miqtë, kolegët dhe dashamirët që për çdo moment na qëndruan pranë! Po na mungon çdo ditë e më shumë!”, ka shkruar djali Rasimi.

Rexha bëri shumë për shëndetin e njerëzve të Gjilanit, me një kujdes të jashtëzakonshëm profesional.

Ishte shok i mirë me kolegët dhe njeri e mik i mrekullueshëm me qytetarët.

Mjeku Rexhep Sefiu ishte nderuar me mirënjohje, pas vdekjes, nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili kishte vlerësuar se Gjilani nuk është më i njëjtë pa doktor Rexhën./Mediafokus/