Faqja e Trustit vazhdon të jetë jashtë funksionit

“Kjo faqe nuk mund të arrihet”. Kështu shkruan kur tenton ta hapësh faqen zyrtare të Trustit për aplikim për tërheqjen e kursimeve pensionale.

Edhe pse u paralajmërua nga zyrtarët e shtetit se prej sot në ora 15:00 hapet kjo faqe, e njëjta vazhdon të jetë jashtë funksionit.

Kreu i ekzekutivit kosovar, Avdullah Hoti, kur e prezantoi këtë faqe së bashku me zyrtarët e Trustit, ditë më parë, tha se ajo do të përballojë gjithë kërkesën e qytetarëve.