Gashi: LDK nuk e voton për kryeministër një kandidat të dënuar

Derisa deputetët po bëhen gati për të filluar seancën për votimin e qeverisë Kurti 2, deputeti i LDK, Arben Gashi, ka thënë se ata nuk e votojnë Albin Kurtin për kryeministër.

‘Ne nuk e votojmë një kandidat të dënuar, derisa qeveria e kaluar ra shkaku i votës së një deputeti të dënuar’, ka thënë Gashi.