Gjendet i vdekur në ujë një 71-vjeçar

Një person është gjetur i vdekur në një kanal me ujë. Dyshohet se vdekja ndodhur si pasojë e mbytjes nga uji, derisa 71-vjeçari ka qenë duke peshkuar.

‘Sot rreth orës 09:00 në një kanal me ujë në Darzezë, është gjetur një shtetas i mbytur. Nga veprimet e para rezultoi se trupi i përket shtetasit K. M., 71 vjeç, banues në Fier.

Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohen shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes nga uji pasi 71-vjeçari ka qënë duke peshkuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes’, thuhet në njoftimin e policisë.