Gjendet pa shenja jete në veturë picamenja nga Gjilani

Para pak minutash është gjetur pa shenja jete punëtorja e një picerie të njohur nga Gjilani, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Ajo është gjetur e vdekur në komunën e Parteshit, në veturën që bartë logon e picerisë së Gjilanit.

Vdekjen e ka konfirmuar për Mediafokus.info zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Toger Ismet Hashani.

“Sot  rreth orës  17:24  jemi  njoftuar nga qendra emergjente 112 se në Partesh një veturë është ndalur mes rrugës ku gjendet një femër që dyshohet se është pa shenja jete. Ndihma parë ka shkuar në atë lokacion dhe mjeku kujdestar ka konstatuar se personi është pa shenja jete. Rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar”, ka thënë Hashani për Mediafokus.info.