Haziri: Hashim Thaҫin e kemi zhvendosur nga Zyra e Kryeministrit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të  Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë  se merita e kësaj partie është  që  Hashim Thaҫin e kanë  zhvendosur nga Zyra e Kryeministrit, shkruan Mediafokus.info.

“Antithaҫizmin e kemi instalu në vitet 2010-2013. Kemi ndërtu politika antithaҫiste, ndërkaq në 2014 e kemi shkaktu VLAN’in. Askush s’ka besu që  Hashim Thaҫi e lëshon Zyrën e Kryeministrit dhe pranon të  bëhet zëvendës i Isa Mustafës”, ka deklaruar Haziri për T7.

Por, ai tha se kjo politikë antithaҫiste i ka kushtuar LDK dhe LVV, meqë, sipas tij,  e ka mobilizuar elektoratin e PDK’së, në  zgjedhjet e fundit.

“Kadri Veseli po mundohet me u ba lider në këpucët e Hashim Thaҫit. Kadria s’ka lidhje me këtë punë, ani pse po mundohet me dofar reforma sepse Hashim Thaҫi është  lider shpirtëror i PDK”, ka shtuar Haziri./Mediafokus.info/