Hidromorava: Në këto pjesë të qytetit të Gjilanit, sot do të ketë ndërprerje të ujit

KRU “Hidromorava” në Gjilan ka njoftuar konsumatorët dhe qytetarët në përgjithësi se gjatë ditës së sotme, 28 janar 2021, (e enjte), për shkak të punëve në pastrimin e gypit kryesor furnizues prej FPU Velekincë deri në Gjilan dhe rezervuarit në Velekincë, nga ora 08:00 deri 15:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në këto lagje dhe rrugë:

“Idriz Seferi”, Livoç i Ulët, “Hysen Terpeza”, Rruga e Kumanovës, “Xheladin Kurbaliu” dhe një pjesë e lagjës “Kodra e Dëshmorëve”.

“Pas përfundimit të procedurave të pastrimit, uji në rubinetat tuaja do të jetë me ngjyrë. Ky fakt nuk duhet të shihet si shqetësues, pasi do të zgjasë pak kohë dhe pas disa minutash uji do të jetë pa ngjyrë si rezultat i zbrazjes së sasisë që do të ketë mbetur në gypa gjatë pastrimit”, thuhet në njoftimin e kompanisë.