Hoti ia dorëzon detyrën Kurtit me ceremoni zyrtare

Ka filluar ceremonia zyrtare e pranim-dorëzimit të detyrës së kryeministrit nga Avdullah Hoti te Albin Kurti.

Kryeministri i zgjedhur, Albin Kurti do të pranojë sot detyrën në ora 10:00 ndërsa një orë e gjysmë më vonë do të mbajë mbledhjen e parë të Qeverisë.

Kryeministria në një njoftim për media ka dhënë detaje për agjendën e Albin Kurtit në ditën e parë si kryeministër në mandatin e dytë.

Pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti do të vizitojë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.