IKSHP: 19 raste të reja me Covid 19, njëri nga Gjilani

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP) ka njoftuar edhe për 19 raste të reja me coronavirus në Kosovë. Njëri nga ta është nga Gjilani.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, shtatë (7) prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, tre (3) me vendbanim në Prishtinë, dy (2) me vendbanim në Senik-Malishevë dhe me nga një (1) rast nga vendbanimet në Llashkadrenovc-Malishevë, Sazli-Ferizaj, Ujmir-Klinë, Gjakovë, Gjilan, Topanicë- Kamenicë dhe Vushtrri”, thuhet në njoftimin e IKSHP.

Numri total i të infektuarve me Covid-19 shkon në 17, pasi gjatë ditës është konfirmuar edhe një tjetër rast./Mediafokus.info/