Infektologu shpërfaq gëzimin: Jemi në rrugë të mirë të menaxhimit të pandemisë

Zëvendësministri i Shëndetësisë, infektologu i njohur Izet Sadiku, pas rënies së rasteve infeksionit me Covid-19 në dy ditët e fundit, ka thënë se është shenjë që jemi në rrugë të mirë për menaxhimin e pandemisë.

“Sot është dita e dytë që numri i të shëruarve është më i madh se numri i të infektuarëve.  Shenjë se jemi në rrugë të mirë për menaxhimin e Pandemisë COVID 19”, ka shkruar Sadiku, në profilin e tij virtual, transmeton Mediafokus.info.

Ja postimi i plotë i dr. Izet Sadikut

31/10

Sot është dita e dytë që numri i të shëruarve është më i madh se numri i të infektuarëve

Shenjë se jemi në rrugë të mirë për menaxhimin e Pandemisë COVID 19

Sot është dita e 20  që nuk kemi asnjë rast pozitiv të të testuarëve në Karantinë në Qendrën e studentëve ku deri më tani  850 raste janë testuar.

Falemnderit të gjithë mjekëve, infermierëve, stafit ndihmës, policisë, vullnetarëve dhe të gjithë atyre që janë të kyçyr në parandalimin e Pandemisë COVID19.

Falemnderim i veçantë për gjithë qytetarët e Kosovës të cilët me disiplinën e treguar gjatë këtyre ditëve po tregojnë kulturë dhe qytetari për tu admiruar dhe duke dëshmuat se vetëm së bashku do ta kalojmë edhe këtë sfidë për Shëndetin publik.

rri#nshpi