Irfan Jashari fiton çmimin për fotografinë më të mirë nga “Fotomaratona”

Fotografi tashmë i dëshmuar nga Anamorava, Irfan Jashari, ka triumfuar në garën për fotografinë më të mirë, shkruan Mediafokus.info.

Pronari i produksioit tejet të suksesshëm “MUBI Produciton” ka fituar çmimin në kuadër të projektetit “Fotomaratona”, projekt ky i cili është përkrahur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan.

Ndërkaq, gazetarja Elife Sherifi ka fituar çmimin për fotografinë artistike.

Ndryshe, sipas një njoftimi të Komunës së Gjilanit në profilin e tyre zyrtar, në këtë projekt dhjetëra të rinj u certifikuan për punën dhe angazhimin e tyre në punëtorinë për fotografinë me mentor Prof. Avni Dalipi./Mediafokus.info/